Ukraina kërkon bisedime katër palëshe me Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy të premten bëri thirrje për negociata paqësore katërpalëshe që do të përfshinin Presidentin rus Vladimir Putin për të ulur tensionet pas grumbullimit të trupave ruse përgjatë kufirit të saj lindor.

- Advertisements -

Presidenti Zelenskiy i bëri komentet gjatë një vizite në Paris, ku ai zhvilloi bisedime me Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel si pjesë e një përpjekje diplomatike për t’i bërë presion Rusisë për të tërhequr forcat e saj dhe për të rivendosur një armëpushim në Ukrainën lindore.

Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëri-tjetrën për përplasjet në rritje në rajonin lindor të Donbasit, ku trupat ukrainase kanë luftuar me forcat e mbështetura nga Rusia në konfliktin që Ukraina thotë se ka shkaktuar vdekjen e më shumë 14,000 njerëzve që nga viti 2014. Ngërçi ka rritur tensionet midis Moskës dhe administratës së Presidentit amerikan Joe Biden, e cila vendosi një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë këtë javë që e shtyu Moskën të hakmerrej me masa të ngjashme të premten.

Presidenti Zelenskiy bëri thirrje për bisedime në të ashtuquajturin formati ‘Normandia’ midis udhëheqësve të Rusisë, Gjermanisë, Francës dhe Ukrainës që nuk janë zhvilluar që nga dhjetori i vitit 2019. “Unë jam i vendosur për një organizim të një takimi mes katër udhëheqësve”, u tha zoti Zelenskiy gazetarëve.

“Çështja e situatës së sigurisë në lindje të Ukrainës dhe dhënia fund e pushtimit të territoreve tona do të duhet të zgjidhen në takimet e N4, mes katër udhëheqësve”, shtoi ai. Ukraina tha se një kërkesë e mëparshme për bisedime të drejtpërdrejta me Putinin, e bërë pas vrasjes së katër ushtarëve ukrainas në një ditë në fund të marsit, ishte injoruar.

Zelenskiy po lobon gjithashtu në vendet anëtare të NATO-s për të shpejtuar anëtarësimin e Ukrainës në aleancën ushtarake, një përpjekje e cila kundërshtohet ashpër nga Moska. I pyetur në lidhje me kërkesën e Kievit për t’u anëtarësuar në NATO dhe Bashkimin Evropian, një këshilltar i presidentit francez tha këto çështje do të duhet të diskutoheshin kolektivisht brenda këtyre organizatave.

“Temë kryesore e bisedimeve ishte çështja se si Franca mund të ndihmojë në uljen e tensioneve”, tha zyrtari. Në një deklaratë pas takimit, Franca, Gjermania dhe Ukraina i kërkuan Rusisë që të tërhiqte trupat e saj nga kufiri me Ukrainën. Kremlini më herët tha se luftimet në Ukrainën lindore janë pakësuar, por po e vëzhgonte situatën nga afër.

LEXO EDHE:

Back to top button