Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me shi të herëpashershëm, më tepër reshje priten në pjesët veriore, transmeton Alsat. Në lartësitë malore të pjesës veriperëndimore priten reshje bore. Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 8, ndërsa maksimalja do të arrijë 8 deri në 16 gradë Celsius.

- Advertisements -

Në Shkup mot kryesisht me vranësira me shi të herëpashershëm dhe erë të lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 4 ndërsa maksimalja do të arrijë 9 gradë Celsius.

Nesër dhe të hënën do të vazhdojë të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, shi të herëpashershëm me intensitet të ndryshueshëm. Në disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të pasuara nga shtrëngatat dhe era e fortë (mbi 15l / m2 në 24 orë në baza lokale). Në male do të ketë reshje të herëpashershme të borës, sidomos nesër dhe të hënën. Nga e marta, moti gradualisht do të stabilizohet dhe temperaturat do të shënojnë rritje.

LEXO EDHE:

Back to top button