Ukraina: Njësi të ushtrisë ruse po vendosën në Bjellorusi

Ukraina: Njësi të ushtrisë ruse po vendosën në Bjellorusi

Ushtria e Ukrainës ka njoftuar se disa njësi të forcave të armatosura të republikës së Bjellorusisë vazhdojnë misionet e tyre në zonat në kufi me Ukrainën. Kurse, disa njësi të trupave territoriale të Forcave të Armatosura Ruse, vazhdojnë vendosjen e tyre në territorin e Bjellorusisë.

Sipas njoftimit të ushtrisë së Ukrainës, ka dështuar një tentativë evakuimi mjekësor i rusëve.

“Ata u përpoqën të kalonin kufirin shtetëror të Ukrainës në territorin e Rusia, pala ruse nuk e la të kalonte kolonën ushtarake për disa arsye dhe e ktheu atë. Sipas raportimeve, disa nga ushtarët e armikut nuk kishin mbijetuar gjatë kësaj lëvizjeje për shkak të mungesës së kujdesit të duhur mjekësor. Një pjesë tjetër e pushtuesve të plagosur rëndë, më shumë se 50, u transportuan në një spital fushor të vendosur në spitalin qendror të rrethit Troits’ke”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së 21 prillit, Rusia nisi tri herë raketa, 30 herë sulme ajrore dhe më shumë se 50 herë sulme MLRS.

“Mundësia e sulmeve të mëtejshme raketore dhe ajrore në të gjithë Ukrainën mbetet e lartë. Fokusi kryesor i kundërshtarit janë operacionet sulmuese në akset Bakhmut, Avdiivka, Mar’inka dhe Shakhtars’ke. 53 herë sulme u zmbrapsën. Qyteti i Bakhmut mbetet në epiqendrën e luftimeve”, njofton ushtria e Ukrainës.

LEXO EDHE:

Back to top button