Ukraina nuk do të dështojë, por situata financiare është ‘e tmerrshme’, paralajmëron ambasadori i BE-së në Kiev

Ukraina nuk do të dështojë, por situata financiare është ‘e tmerrshme’, paralajmëron ambasadori i BE-së në Kiev

Ukraina nuk ka gjasa të mos paguajë borxhin e saj të jashtëm, por situata financiare brenda vendit të shkatërruar nga lufta është ‘e tmerrshme’ dhe kërkon ndihmë urgjente të huaj për të kompensuar një mungesë mujore buxhetore me vlerë 5 miliardë euro, ka thënë ambasadori i BE-së në këtë vend.

Sipas tij, fondet nevojiten për të mbajtur ekonominë në këmbë dhe për të paguar pensionet, pagat dhe shërbimet bazë publike, gjatë gjithë kohës që forcat ruse marshojnë përpara me pushtimin e tyre brutal, përcjell Telegrafi.

“Ndihma financiare ndërkombëtare vjen nga burime të ndryshme. Por nuk është ende e mjaftueshme për të kapërcyer këtë boshllëk”, ka thënë ambasadori Matti Maasikas për Euronews gjatë një vizite të fundit në Bruksel.

Ndryshe, javën e kaluar, vendet e BE-së ranë dakord të lëshojnë këstin e parë prej 1 miliard eurosh të paketës së ndihmës financiare prej 9 miliardë eurosh që blloku premtoi në maj.

Dhe shtetet anëtare nuk kanë arritur ende një marrëveshje për 8 miliardë euro të mbetura.

Paratë mblidhen nga Komisioni Evropian në tregjet e kapitalit dhe më pas i shpërndahen Kievit në formën e kredive afatgjata dhe të favorshme.

Ndërkohë që kostot e interesit që rrjedhin nga transaksioni do të mbulohen drejtpërdrejt nga buxheti i BE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button