Kroacia regjistron 11 të vdekur shkaku i coronavirusit

Kroacia regjistron 11 të vdekur shkaku i coronavirusit

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1151 raste të reja të infektimit me virusin SARS-CoV-2 dhe numri i rasteve aktive sot në Kroaci është gjithsej 8599.

Mes tyre janë 547 pacientë që marrin trajtim spitalor, prej të cilëve 17 pacientë janë në aparat respirator.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se 11 persona kanë humbur jetën.

Që nga 25 shkurti i vitit 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infektimit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 1,169,342 persona të infektuar me coronavirus.

Deri më tani në shtetin kroat kanë vdekur 16,169 ndërsa janë shëruar gjithsej 1,144,574 persona.

Deri më 18 korrik 2022, Kroacia ka administruar 5,262,127 doza të vaksinës gjersa ishin vaksinuar 59,56 për qind e popullsisë së përgjithshme, pra 70,84 për qind e popullsisë së rritur.

LEXO EDHE:

Back to top button