Morena Taraku i drejtohet të atit: Bota ime pa ty do të ishte e zbrazët

Morena Taraku i drejtohet të atit: Bota ime pa ty do të ishte e zbrazët

Modelja dhe artistja nga Peja, Morena Taraku, e ka dëshmuar disa herë se ka një lidhje shumë të ngushtë me të atin, Selami Tarakun, i cili njihet si regjisor filmi, teatri e televizioni.

Ajo herë pas here ndan momente të veçanta me të dhe një të tillë e ka shpërndarë edhe së fundmi.

Në një postim në InstaStory, këngëtarja është shprehur se mezi po pret ta takojë, meqenëse që disa vite jeton në Turqi.

“Të dua. Parajsa ime, bota ime, dashuria ime, gjithçka e imja”, ka shkruar ajo.

“Bota ime pa ty do të ishte e zbrazët. Mezi po pres të takohemi së shpejti”, vazhdoi tutje modelja.

Morena përndryshe prej më shumë se tri vitesh ka zhvendosur të gjitha aktivitetet në shtetin turk.

Megjithatë, ajo vjen shpesh në Kosovë për punë si dhe për të takuar miqtë e të afërmit.

LEXO EDHE:

Back to top button