Ukraina plotëson pyetësorin për në BE

Ukraina plotëson pyetësorin për në BE

Ukraina ka plotësuar një pyetësor, i cili do të jetë një pikënisje për anëtarësimin në Bashkimin Europian, sipas The Guardian.

“Sot, mund të them se pyetsori është plotësuar nga pala ukrainase”, tha Ihor Zhovkva, nënkryetari i zyrës së Presidentit Zelenski.

Komisioni Europian do të duhet të miratojë një rekomandim me kriteret e nevojshme të anëtarësimit të Ukrainës, shtoi ai.

“Ne presim që rekomandimi  të jetë pozitiv dhe më pas vendimi do të merret nga shtetet anëtarë të BE-së”.

Zhovkva shtoi se Ukraina pret të marrë statusin e një vendi kandidat për anëtarësim në BE në qershor gjatë një takimi të takimit të Këshillit Europian.

LEXO EDHE:

Back to top button