Bebe Rexha do të performojë si e ftuar speciale në festivalin e komunitetit LGBTI në Portugali

Bebe Rexha do të performojë si e ftuar speciale në festivalin e komunitetit LGBTI në Portugali

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, vazhdon të jetë një emër shumë i kërkuar nëpër festivale dhe koncerte të ndryshme.

Së fundmi, ajo është konfirmuar si një nga mysafiret speciale në fesitvalin e komunitetit LGBTI, të quajtur LGBT+ Music Festival, që vijet mbahet në Portugali.

Ajo është një prej emrave më eminentë që do të performojë për mijëra fansat e saj atje, të cilët kanë filluar tashmë ta pyesin në lidhje me performancën e saj.

Një fans i shkroi këngëtares shqiptare në Twitter nëse e kishte bërë ende apo jo një përzgjedhje të këngëve që do të këndojë për fansat e saj atje.

Dhe Bebe Rexha u përgjigj duke shkruar: “Nuk kam nisur ndonjë ide? Çfarë këngësh duhet të performoj në Portugali?”.

LGBT+ Music Festival 2022 do të mbahet në qytetin e Portos, nga data 1 deri më datën 3 korrik të këtij viti.

https://twitter.com/BebeRexha/status/1515745948579745792?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1515745948579745792%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fbebe-rexha-te-performoje-si-e-ftuar-speciale-ne-festivalin-e-komunitetit-lgbti-ne-portugali%2F

LEXO EDHE:

Back to top button