Ukraina sulmoi Moskën me 34 dronë, sulmi më i madh në kryeqytetin rus

Ukraina sulmoi Moskën me 34 dronë, sulmi më i madh në kryeqytetin rus

Ukraina nisi sulmin e saj më të madh ndonjëherë me dron në Moskë, duke detyruar autoritetet ruse të mbyllin përkohësisht tre nga aeroportet e kryeqytetit.

Të paktën 34 dronë morën pjesë në sulmin ndaj Moskës dhe mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 36 dronë të tjerë mbi rajone të tjera në perëndim të vendit në vetëm tre orë, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes, raporton Reuters. Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror njoftoi se aeroportet Domodedovo, Sheremetyevo dhe Zhukovsky kishin anuluar të paktën 36 fluturime.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 11 kundërsulme nga ushtria ukrainase u zmbrapsën në rajonin e Kursk dhe 50 dronë të tjerë u shkatërruan mbi rajone të tjera në Rusinë perëndimore.

Ushtria e Ukrainës tha se dronët e saj sulmuan një arsenal në rajonin Bryansk të Rusisë mbrëmë, duke shkaktuar të paktën tetë shpërthime dhe një zjarr të madh.

Nga ana tjetër, Rusia ka lëshuar mbrëmë në territorin e Ukrainës 145 dronë rekord, thanë autoritetet ukrainase, duke deklaruar se janë rrëzuar 62 dronë.

Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën dy persona janë lënduar nga sulmi i natës i dronëve rusë në Odessa, si dhe janë shkaktuar edhe disa zjarre.

Kievi thotë se sulmet e tij me dron në territorin rus po synojnë infrastrukturën kritike për përpjekjet e luftës të Moskës dhe janë në përgjigje të sulmit të vazhdueshëm të Rusisë në territorin ukrainas.

LEXO EDHE:

Back to top button