Bitcoin të dielën arriti një rekord të ri – ja pse Trump “po i ndihmon kriptovalutat”!
Bitcoin të dielën arriti një rekord të ri – ja pse Trump “po i ndihmon kriptovalutat”!
Bitcoin të dielën arriti një rekord të ri, duke arritur vlerën në mbi 80,000 dollarë.
Kriptovaluta më e madhe në botë u rrit në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA të së martës, u rrit ndjeshëm menjëherë natën e zgjedhjeve pasi u bë e qartë se Donald Trump do të fitonte dhe ka vazhduar të rritet në ditët pas fitores së tij. Siç bëhet e ditur, pasi preku shkurtimisht “momentin historik” prej 80,000 dollarësh, Bitcoin po tregtohej në një vlerë pak më poshtë të dielën në mes të mëngjesit.
Industria e kriptove beson se fitorja e Trumpit është një shenjë e mirë për Bitcoin dhe monedha të tjera dixhitale. Edhe pse Trump dikur ishte një skeptik për Bitcoin, ai ka “përqafuar plotësisht” ato në muajt e fundit – ndryshe nga administrata e Joe Biden.
Një arsye e madhe që Trump ka ndryshuar “melodinë e tij” për kripto: Ai tani ka “një aksion financiar” në të. Në shtator, Trump dhe fëmijët e tij filluan një biznes të ri kriptosh të quajtur World Liberty Financial. Madje në gusht, Trump tha se kriptovalutat mund të “përcaktojnë të ardhmen”, duke shtuar se ai donte që ato “të minohen dhe të prodhohen në SHBA”.
Presidenti i zgjedhur propozoi gjithashtu një rezervë kombëtare strategjike bitcoin, e ngjashme me rezervën strategjike të naftës të Amerikës, duke blerë dhe investuar drejtpërdrejt në kriptovaluta si një masë sigurie kombëtare. Ndërsa Elon Musk, një nga mbështetësit më të dukshëm dhe më të zjarrtë të Trump, është një optimistët e kriptove.
Monedha e preferuar e Musk, Dogecoin, u rrit me më shumë se 20% të dielën dhe kishte qenë në rritje gjatë gjithë javës së kaluar.