Ukraina synon të evakuojë mijëra banorë nga Donetsku para dimrit

Ukraina synon të evakuojë mijëra banorë nga Donetsku para dimrit

Qeveria ukrainase po synon të evakuojë dy të tretat e banorëve nga zonat që ajo ende kontrollon në rajonin e Donetsk para dimrit, pjesërisht nga shqetësimi se ata do të lihen në mëshirën e të ftohtit për shkak të infrastrukturës së dëmtuar nga lufta.

Zëvendëskryeministrja ukrainase Irina Vereshchuk tha të enjten në një konferencë për shtyp se planet janë për të evakuuar rreth 220,000 nga rreth 350,000 banorë, duke përfshirë 52,000 fëmijë.

Në fund të muajit të kaluar, Kievi kishte shpallur evakuimin e detyrueshëm të zonave të Donetskut, ku po zhvillohen luftime të ashpra me forcat ruse. Ndonëse autoritetet e quajnë evakuimin “të detyrueshëm”, banorët mund të zgjedhin të përjashtohen duke plotësuar një formular që shpreh qëllimin e tyre për të qëndruar.

Që nga 1 gushti, 3,904 njerëz janë larguar, sipas Vereschuk.

Nënkryetarja e qeverisë ukrainase theksoi se mijëra banorë duhet të largohen nga rajoni para ardhjes së dimrit, sepse luftimet kanë shkatërruar infrastrukturën e energjisë elektrike dhe ngrohjes. Ajo shtoi se evakuimi mund të duhet të shtrihet në zona të tjera, si Kherson, Kharkiv dhe Zaporizhia.

LEXO EDHE:

Back to top button