Ukraina thotë se ka rrëzuar më shumë se 300 drone iraniane

Ukraina thotë se ka rrëzuar më shumë se 300 drone iraniane

Ukraina ka rrëzuar deri më tani më shumë se 300 drone iraniane ‘kamikaze’, Shahed-136, tha zëdhënësi i forcave ajrore, Yuriy Ihnat.

Dronët janë bërë armë kyçe në arsenalin e Rusisë gjatë luftës së saj në Ukrainë dhe janë përdorur shpesh muajin e kaluar për të synuar infrastrukturën thelbësore të energjisë.

Irani ka mohuar akuzat e Ukrainës dhe Perëndimit se po furnizon Rusinë me dronë, transmeton Telegrafi.

Siç bëhet e ditur, iranianët të cilët jetojnë në Ukrainë, janë fotografuar duke protestuar në Kiev kundër qeverisë së Iranit dërgesave të dronëve iranianë te Rusia.

Protestuesit mbanin tabela me fotografi të liderit të Iranit dhe presidentit të Rusisë, së bashku me flamurin ukrainas.

LEXO EDHE:

Back to top button