Ukraina u “përgjigjet” referendumeve ruse: Do ta eliminojmë kërcënimin e Putinit me forcë

Ukraina u “përgjigjet” referendumeve ruse: Do ta eliminojmë kërcënimin e Putinit me forcë

Ukraina u është përgjigjur deklaratave ruse për referendum në datat 23 deri 27 shtator për të integruara në republikën ruse territoret ukrainase, siç janë Luhansku, Donetsku dhe Khersioni.

“Ukraina do të zgjidhë çështjen ruse. Kërcënimi nuk mund të eliminohet veçse me forcë ”, shkroi kreu i administratës presidenciale të Ukrainës , Andriy Yermak , në Telegram , duke denoncuar “shantazhin” nga Moska, i cili është i motivuar nga “frika e humbjes”, raporton abcnews.al.

Në të njëjtën kohë, në deklaratat që bëri gjatë diskutimit në Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë, Dmytro Kuleba theksoi se Ukraina dëshiron të rivendosë integritetin e saj territorial brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të vitit 1991 dhe se nuk mund të ketë një marrëveshje të bazuar në koncesionet territoriale të vendit.

“Momenti kyç për Ukrainën është të rivendosë integritetin tonë territorial brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të vitit 1991. Nuk mund të ketë marrëveshje të bazuar në lëshimet territoriale nga Ukraina, ” tha Kuleba.

LEXO EDHE:

Back to top button