Arrestohet një person nga Kavadari, ka detyruar një të mitur të merrej me prostitucion

Arrestohet një person nga Kavadari, ka detyruar një të mitur të merrej me prostitucion

Një burrë nga Kavadari është arrestuar dje pasi ka detyruar një vajzë të mitur të merrej me prostitucion.

“Dje, zyrtarë policorë të Policisë së Kavadarit kanë arrestuar M.K.(19) nga Kavadari. Ai dyshohet se ka detyruar të dashurën e tij të mitur t’u ofrojë shërbime seksuale personave të tjerë.

Personi është ndaluar në stacionin policor në Kavadar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme policët e Negotinës kanë arrestuar T.A.(42) dhe B.M.(24) nga fshati Krivopalaneçko, për shkak se në në një pikë karburanti në Negotinë kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me një konfrontim fizik të ndërsjellë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të dorëzohet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button