Ukrainasit hynë në Luhansk, rusët ikin shpejtë

Ukrainasit hynë në Luhansk, rusët ikin shpejtë

Ukrainasit vijojnë të avancojnë duke u futur tashmë edhe në rajonin e Luhanskut, i cili prej muajsh mbahej nën kontrollin e rusëve. Luhansku dhe Donjecku konsiderohen si pozicione strategjike nga rusët. Madje, të dyja kanë shpallur pavarësinë nga Ukraina vetëm dy ditë para nisjes së sulmit rus. Futja e ukrainasve në këtë rajon është një humbje e madhe për rusët pasi kompromenton planet e tyre për mbajtjen e dy zonave nën kontroll si edhe hap rrugën për kundërofensivën ukrainase në jug. Ushtria ukrainase ka nisur kundërofensivë në fillim të muajit shtator, për të rikthyer kontrollin në territoret e pushtuara nga forcat ruse. Ushtria ukrainase pretendon se ka fituar kontrollin e mbi 8.000 kilometrave katrorë në rajonin e Harkivit. Ushtria ruse ka thënë se trupat e saj janë tërhequr nga Harkivi për t’u rigrupuar. Megjithatë, ekspertët besojnë se Rusia ka përdorur arsyetim të njëjtë edhe kur ka dështuar që të fitojë kontrollin e Kievit, disa javë pas nisjes së luftës, dhe për pasojë është tërhequr nga ai rajon. Inteligjenca britanike e mbrojtjes ka thënë në vlerësimin e saj se beson që flota ruse në Detin e Zi ka lëvizur nëndetëset nga porti i Gadishullit të Krimesë, drejt jugut të Rusisë, për shkak të kërcënimit nga sulmet ukrainase. Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë në përditësimin e fundit se komanda e flotës në Detin e Zi “pothuajse me siguri ka lëvizur nëndetëset e stilit KILO”, drejt Novorosiskut në Krasnodar Krai./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button