Ukrainasit publikojnë imazhet satelitore: Kemi shkatërruar urën me rëndësi strategjike në Kherson

Ukrainasit publikojnë imazhet satelitore: Kemi shkatërruar urën me rëndësi strategjike në Kherson

Ukraina pretendon se ka shkatërruar një urë me rëndësi strategjike në rajonin e Khersonit, që po konsiderohet si objektivi kryesor i kundërofensivës ukrainase, por që aktualisht është nën kontrollin e rusëve.

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë publikuar në Telegram një sërë imazhesh satelitore, për të cilat pretendojnë se shfaqin urën e shkatërruar, transmeton Telegrafi.

Ushtria publikoi fotografitë që shfaqin urën e shkatërruar Darjiv” si dhe një objekt që gjendej pranë saj.

“Rreth 250 metra nga pikëkalimi, sateliti ka filmuar bazën ushtarake ruse dhe një numër të madh të istikameve”, thuhet përbri fotografive të publikuara.

Kujtojmë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, prej kohësh ka paralajmëruar kundërofensivën, e në veçanti në rajonet që janë nën kontrollin e rusëve.

Deri më tani kanë publikuar pamjet nga shumë aksione, që kanë rezultuar me shkatërrimin e shumë tankeve dhe mjeteve tjera të blinduara.

LEXO EDHE:

Back to top button