Ukrainasit sulmojnë Krimenë me dronë kamikazë

Ukrainasit sulmojnë Krimenë me dronë kamikazë

Forcat detare ruse dyshohet se zmbrapsën një sulm me dron në Gjirin e Sevastopolit, ku është vendosur flota e Detit të Zi, raporton Reuters.

Forcat detare ruse pretendojnë se kanë arritur të parandalojnë sulmet me dron në Gjirin e Sevastopolit, ku është e vendosura flota e Detit të Zi, raporton Reuters.

Por pamjet e publikuara në rrjetet sociale, dëshmojnë krejt të kundërtën, shihet pranë brigjeve duke u ngritur në ajër tymi i zi, pasi objekte të caktuara janë goditur me dronë kamikazë.

Guvernatori i Sevastopolit, Mihail Razvozayev, që u emërua nga Rusia, ka thënë në Telegram: “se anijet e flotës në Detin e Zi, kanë arritur të parandalojnë sulmin me dronë në ujërat e Sevastopolit. Në qytet nuk e ka pësuar askush”.

Kujtojmë që Sevastoli është qyteti më i madh në Gadishullin e Krimesë, që Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Fillimisht ishin rusët ata që përdorën dronë kamikazë të marrë nga Irani, ndërsa tani ukrainasit po tregohen tejet efikas në sulmet me dronë kamikazë.

LEXO EDHE:

Back to top button