Ukrainë, dronët rusë vrasin civilë në Odesa

Ukrainë, dronët rusë vrasin civilë në Odesa

Tre civilë u vranë gjatë një sulmi rus me dronë në qytetin Odesa të Detit të Zi pasi pjesë të dronit ranë në një bllok apartamentesh duke shkaktuar zjarr, tha ushtria ukrainase. Mbrojtja ajrore në rajonin e Odesa rrëzoi tetë dronë “Shahed” dhe dy raketa në serinë e fundit të sulmeve ruse me dronë në javët e fundit, tha një zëdhënës i komandës ushtarake jugore. Shërbimet e urgjencës thanë se 27 persona, përfshirë tre fëmijë, u plagosën, por se zjarri u shua shpejt dhe 12 persona u shpëtuan nga ndërtesa. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se kanë informacione se Irani synon të ndërtojë fabrikë të prodhimit të dronëve brenda Rusisë, e cila mund të bëhet funksionale vitin e ardhshëm, pasi Moska dhe Teherani të rrisin bashkëpunimin e tyre ushtarak. Siç thuhet, kjo paraqit një kërcënim të shtuar për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe komunitetin ndërkombëtar. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Kirby tha se ndërkohë që Irani po vazhdon të furnizojë Rusinë me dronë, të cilët Moska i përdorë kundër civilëve ukrainas në luftën e saj në Ukrainë, të dy vendet tani po ndërmarrin hapa për t’iu ofruar prodhimit të dromëve, duke ndërtuar një fabrikë, rreth 1000 kilometra në lindje të Moskës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button