Ukrainë, residenti Zelensky pozitiv me COVID-19

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka rezultuar pozitiv me COVID-19, njoftoi sot shërbimi i tij për shtyp, duke shtuar se kreu i shtetit ndihej mirë.

- Advertisment -

“Presidenti Zelensky, 42 vjeç, gruaja e të cilit u sëmur nga virusi disa muaj më parë, ka dalë pozitiv për Covid-19″, tha presidenca në një deklaratë.

“Ai ndihet mirë dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij duke punuar në distancë, në izolim”, vazhdon deklarata.

“Unë kam një temperaturë 37,5 gradë Celcius. Shumica e kapërcejnë COVID-19. Edhe unë do ta kaloj këtë”, shkroi Zelensky në Facebook.

Vendi është afër një katastrofe shëndetësore, përballë mungesës së shtretërve të disponueshëm dhe personelit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot pezullimin e të tëra operacioneve të planifikuara në të gjithë vendin dhe se autoritetet po konsiderojnë vendosjen e kufizimeve shtesë mbi popullatën gjatë fundjavave, në një përpjekje për të ndaluar epideminë.

LEXO EDHE:

Back to top button