Ukrainë, sulmet lënë pa rrymë shumë rajone

Ukrainë, sulmet lënë pa rrymë shumë rajone

Sulmet ruse me raketa dhe dronë në stacionet e energjisë, kanë lënë më shumë qytete, qyteza e fshatra pa rrymë në Ukrainë. Sulmet që kanë nisur më shumë se një javë më parë, kanë shkatërruar pothuajse një të tretën e stacioneve energjetike të Ukrainës. Ndërkohë presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka theksuar se përdorimi i dronëve iranianë nga forcat ushtarake ruse, për të sulmuar vendin e tij tregon se Rusia ka falimentuar, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ushtarak. Zelenski ka thënë se Rusia me dekada ka shpenzuar miliarda dollarë në komplekset e saj të industrisë ushtarake dhe “në fund ata i janë gjunjëzuar Teheranit për të siguruar dronë të thjeshtë dhe raketa”. Në adresimin e tij para popullit, ai tha se në aspektin strategjik, ky veprim nuk do t’i ndihmojë Rusisë.

“Vetë fakti që Rusia i është drejtuar Iranit për një ndihmë të tillë, Kremlini e pranon falimentimin ushtarak dhe politik. Për dekada, ata kanë shpenzuar miliarda dollarë dhe në fund i janë përkulur Teheranit, për të marrë dronë dhe raketa mjaft të thjeshta. Strategjikisht, nuk do t’i ndihmojë kjo gjë. Kjo gjë vetëm ia dëshmon botës se Rusia është në rrugë drejt humbjes dhe po tenton të tërheqë edhe dikë tjetër në mesin e bashkëpunëtorëve. Ne natyrisht që do të sigurohemi për një reagim të duhur ndërkombëtar”, tha Volodimir Zelenski, president i Ukrainës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button