“Jurassic Park” mund të shndërrohet në realitet

“Jurassic Park” mund të shndërrohet në realitet

Klonimi i specieve të zhdukura ka qenë një ëndërr e rrëfyer në shumë filma hollivudianë, duke filluar nga “Jurassic Park”. Por kjo fantazi mund të shndërrohet në realitet relativisht shpejt. Klonimi i një specie të zhdukur do të përbënte një hap më lartë, dhe mundësitë shtohen kur vetë CIA amerikane është një nga financuesit kryesorë. Agjencia e njohur e shërbimeve sekrete ka financuar kompaninë që ka si objektiv klonimin e mamuthit, specie gjigante e familjes së elefantëve, që për mijëra vjet ka bashkëjetuar me njerëzimin, duke u zhdukur nga ndryshimet klimaterike dhe gjuetia. Siç shpjegojnë autorët e eksperimentit, ata presin që të lind jo ekzaktësisht një mamuth prehistorik por një elefant që mbart brenda vetes specifikat e mamuthit, si për shembull rezistenca ndaj të ftohtit.

LEXO EDHE:

Back to top button