Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në versionin IBO Mediterranean. Boksieri shqiptar mposhti këtë të shtunë në Londër Xhon Frenk Mendi në një përballje me dhjetë raunde.
Fituesi i këtij dueli u vendos me pikë, pasi të dy rezistuan deri në fund në ring. Kjo ishte fitorja e gjashtëmbëdhjetë në karrierë e Jurgen Uldedajt, 6 prej të cilave i ka pasur me nokaut, ndërsa numëron vetëm një humbje.
Londra u vesh kuqezi falë mbështetësve të shumta të Uldedajt, që ka programuar të tjera duele.








