Ulen çmimet për shërbimet roaming drejt vendeve të rajonit


Hynë në fuqi çmimet e ulura për shërbimet e roamingut drejt vendeve të rajonit, ndërsa nga viti i ardhshëm roamingu do të hiqet plotësisht. Sipas marrëveshjes, çmimi për thirrjet që merren është ulur nga 2.9 në 1.5 denarë. Nga Agjencia për Komunikime Elektronike thonë se ata tani po fillojnë negociatat për të ulur çmimet e roamingut në vendet e Bashkimit Evropian.

Nga 26 euro, çmimi tani bie në 16 euro për MB, çmimet janë ende të larta por ato filluan të ulen, dhe thirrjet nga 4 euro në 2.5 euro dhe kjo është ulja e fundit që u dakordua. Kjo do të zgjasë për një vit, pra deri në 1 korrik të vitit të ardhshëm, kur nuk do të ketë tarifa shtesë ndërmjet këtyre vendeve – tha Sasho Dimitrijoski -Drejtor i AKE.

Ulja e parë prej 99 për qind e shërbimeve roaming ishte bërë më 1 korrik të vitit të kaluar. Sipas marrëveshjes së nënshkruar midis Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, roamingu do të hiqet në vitin 2021. Të dhënat e fundit nga Barometri Ballkanik tregojnë se 35% e qytetarëve kanë kursyer para për shkak të çmimeve të ulura dhe se përdorimi i Internetit është në rritje në 69 për qind.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button