“Turizmi”, fushata e Qeverisë vlerësohet si kundër-produktive


Fushata e Qeverisë për të mbështetur bizneset e vogla sipas punonjësve të turizmit është kundër-produktive. Sipas tyre, problematike janë bilbordet ku me shkronja të mëdha shkruan “Nuk më duhet agjenci turistike, do të gjej vetë dhomë”. Sidoqoftë, në pjesën e poshtme të afishit, me shkronja më të vogla krijuesit e fushatës sqarojnë se kjo është një ironi dhe qëllimi është të mbështesin bizneset e vogla. Nga Shoqata e Agjencive turistike për Alsat thonë se ideja për të ndihmuar bizneset e vogla është e mirë, por për sektorin e turizmit kjo është një anti-reklamë klasike.

Unë nuk mendoj se do të kemi efekt pozitiv, nga vetë fakti se njerëzit vetë do të rezervojnë. Ata do të hipin në makinë do të shkojnë në Ohër, do të vizitojnë lokale të caktuara, hotele, motele, shtëpi private për t’i parë ata të merren vesh dhe të shkojnë atje – tha Elena Nikolovska, Shoqata e Agjencive Turistike.

Zëvendëskryeministrja Mila Carovska, e cila është përgjegjëse për politikat ekonomike në Qeveri, thotë se ajo u jep një shans për përfitime si agjencive ashtu edhe objekteve të akomodimit. Megjithatë, nuk tha se çfarë efektesh pret nga fushata e bilbordëve.

Unë gjithmonë dua diçka, kur të fillojë, dua ti matim rezultatet të paktën në gjysmën e zbatimit dhe pastaj të flasim së bashku, nëse ka qenë e suksesshme apo jo. Por, sidoqoftë, ne presim që të ketë shfrytëzueshmëri – u shpreh Mila Carovska -Zëvendëskryeministre e Ekonomisë.

Përveç bilbordeve me përmbajtje turizmi, tashmë disa ditë mund të vërehen bilborde në mbështetje të veprimtarive të tjera, që janë pjesë e bizneseve të vogla, si për rrobaqepësit, ondulistët, pastiçierët.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button