Angellovska: Rënia ekonomike është lehtësuar pas pandemisë fillestare


Të ardhurat totale të arkës së shtetit janë zvogëluar për 9.6 përqind në qershor. Për dallim nga dy muajt e parë pas fillimit të pandemisë, muaji i kaluar ka parë një arkëtim të konsiderueshëm më të mirë të të ardhurave. Pritjet e ministres së Financave Nina Angelovska janë që në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit ekonomia gradualisht do të fillojë të rimëkëmbet.

Deri në fund të qershorit, vërehet akoma një rënie, por prapëseprapë është rënie e lehtësuar, dhe te disa taksa vërehet një rritje më e lartë, për dallim nga periudha e njëjtë vitin e kaluar. Në periudhën janar-qershor, të ardhurat totale të buxhetit janë realizuar në nivelin prej 44 për qind të rebalancit ose në shumë prej 87.4 miliardë denarë – tha Nina Angellovska, ministre e Financave.

Borxhi publik që nga maji arriti në 53.3 përqind të Prodhimit Bruto Vendor, kryesisht për shkak të tërheqjes së parave nga institucionet financiare ndërkombëtare. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, pjesa e shpenzimeve është rritur me 9.9 përqind, ose 1.8 miliardë euro janë shpenzuar nga buxheti. Shumica e parave të shpenzuara, sipas ministres, u alokuan për masat qeveritare në luftën kundër Kovid19.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button