Ulet çmimi i naftës por jo edhe i transportit

Ulet çmimi i naftës por jo edhe i transportit

Gazetar: Adnan Qaili

Çmimi i naftës 69 den ka rënë në nivelet e para pandemisë dhe para nisjes së konfliktit në Ukrainë. Por, kostot e ngritura në emër të derivateve të shtrenjta, vazhdojnë të mbeten të larta sikurse ishte mbi 110 denarë për litër. Transportuesit e mallrave dhe njerëzve nuk duan t’ia dinë për ulje çmimesh sipas uljes së çmimeve të derivateve. Ata thonë se kanë shpenzime tjera që do mbajnë koston finale të lartë.

Nga Asociacioni “Makam-Trans” thonë se transporti i mallrave jashtë shteteve diktohet nga çmimet ndërkombëtare të derivateve ku mbushin, kurse për transportin brenda shtetit gjejnë arsyetime të tjera. Shoqata e kamionxhinjëve thotë se mëditjet janë rritur dhe shteti nuk pranon tu kthej pak nga akciza.

“Për momentin ka mungesë të madhe të mallit në nivel evropian dhe këtu humbet kohë në pritje, shpenzimet rriten me pagesë shtesë të shoferëve. Ndikojnë edhe faktorë të tjerë, mungesa e shoferëve, orët shtesë nuk na llogarisin si shpenzim dhe u taksohet si tatim personal atyre, gjitha këto kosto kalkulohen. Nafta ka rolin kyç në formimin e çmimit të transportit, por ndikojnë edhe faktorët të tjerë”, deklaroi Valeria Tashkovska, Asociacioni “Makam-Trans”.

Njësoj edhe në sektorin e transportit të ushtarëve. Në mënyrë sistematike çmimet janë rritur të biletave të autobusëve sa herë që është rritur çmimi i naftës. Por, tani që 1 litër është më lirë për 40-50 denarë asnjë denarë nuk duan ti ulin biletat për transportin ndër-urban. Thonë se kanë shpenzime të tjera.

“Transportuesit kanë të drejtë vetë të caktojnë çmimin dhe nuk janë vetëm shpenzimet e derivateve sepse ka edhe kosto të tjera, të vajit motorik, gomave dhe pjesëve të tjera e materialeve harxhuese. Madje ka gjithnjë e më pak udhëtarë nëpër autobusë e furgonë… Javës tjetër do të mbajmë takim në shoqatë të shohim kush sa mundet të bëjë ulje, mendoj se kjo ndodh nëse nafta vazhdon akoma të ulet”, tha Jovan Mateniçarski, Shoqata e transportuesve të udhëtarëve.

Transporti i organizuar privat është bërë luks edhe për familjet me të ardhura mesatare në vend. Në relacionet Kumanovë-Shkup biletat kanë qenë 100 den një drejtim tani janë 170 den, ndërsa Tetovë kanë qenë 120 denarë tani janë bërë 200 një drejtim. Edhe në çdo qytet tjetër kostot e udhëtimit me autobus pothuajse janë dyfishuar kur kriza ekonomike shkaktoi inflacionin dhe lufta në Ukrainë ndikoi dukshëm në rritjen e çmimit të derivateve në bursat botërore. Por, tani këto dy faktorët janë ulur përveç çmimeve te ne, të cilat vazhdojnë të mbeten të larta, duke rënduar çdo ditë xhepat e grisur të qytetarëve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button