“Ylli” i Dortmundit me “Los Blancos” deri në vitin 2029

Është “bomba” e parë e madhe e merkatos së verës: Xhud Bellingam është një hap larg të qenit lojtar i Realit të Madridit.

Prestigjiozja “Marca”, gjithmonë e mirinformuar për ato që ndodhin në klubin “merengues”, siguron që marrëveshja me Borussian e Dortmundin dhe me lojtarin anglez është mbyllur. Bellingami do të firmosë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.

“Marca” vë në dukje se shifra e transferimit do të jetë mes 100 dhe 120 milionë eurove. Oferta e “Los Blancos” ka qenë me e lartë se shifrat e ofruara nga Man. Siti dhe Liverpuli.

LEXO EDHE:

Back to top button