Ulet niveli i ujit në Liqenin e Ohrit, rrezikohen specie të caktuara bimore dhe shtazore

Vite me radhë, autoritetet nuk i kanë dëgjuar thirrjet tona për të mos luajtur me nivelin e liqenit të Ohrit, paralajmërojnë hidro-biologët, duke komentuar nivelin e ulët aktual të ujit. Ajo rregullohet artificialisht përmes daljes në digën e Drinit në Strugë, shumë shpesh sipas nevojave për prodhimin e energjisë elektrike. Këto ditë niveli i liqenit është vetëm 4 centimetra nga kuota minimale e lejuar prej 693.10 metra mbi nivelin e detit. Problemet me botën e gjallë ndodhin nëse luhatjet e liqenit nuk janë të natyrshme.

Nëse ndodhin devijime në këtë pjesë të liqenit, kjo ndikon në numrin e popullatave, në ciklin jetësor të kafshëve dhe bimëve dhe mund të çojë në zhdukjen e specieve të caktuara bimore dhe shtazore”, tha Orkide Taseska, drejtore e Institutit Hidrobiologjik.

Hidrologu Aleksandar Angellovski, nga ana tjetër, thotë se  gjatë njëzet vite e fundit ka pasur problem me menaxhimin e burimeve ujore dhe mos-përshtatjen me ndryshimet klimatike.

Dhe ne tashmë i ndiejmë pasojat, mungesën e koordinimit ose më mirë thënë, mos-bashkëpunimin mes Centraleve të Maqedonisë së Veriut, DPHM-së, Ujësjellësit të Maqedonisë, institutit hidrobiologjik dhe QMK-së, kështu që kemi shumë shkarkime të ujit kur nuk është koha”, tha Aleksandar Angellovski, hidrolog.

Sidoqoftë, Termocentralet Shtetërore thonë se niveli aktual i liqenit të Ohrit është pasojë e sezonit të thatë dhe prurjeve të vogla të ujit. Aktualisht janë lëshuar vetëm 4 metra kub në sekondë. Shkak për nivelin e ulët, thonë ata, është uji më i madh i avulluar që është vërejtur ndonjëherë si rezultat i ndryshimit të madh të temperaturave muajt e fundit.

 

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button