Ulet numri i të infektuarve nga Kovid-19, rritet numri i të shëruarve


Gjatë pesë ditëve të kaluara numri i rasteve të reja me Kovid-19 është nën 10 për qind nga numri i pacientëve të testuar. Në fillim të javës ishin bërë 860 teste, prej të cilëve 78 pacientë rezultuan pozitivë në virusin korona. Pastaj ditën e ardhshme (25 gusht) numri i testeve u rrit në mbi 1.700, por numri i pacientëve të infektuar ishte 127. Në ditët e fundit kishte raste kur përqindja e të infektuarve të rinj nuk ishte më e madhe se pesë-gjashtë për qind. Kështu që dje ishin bërë 2.018 testime, ndërsa janë regjistruar 159 raste të reja me Kovid-19. Përveç uljes së numrit të të infektuarve me virusin korona, në ditët e fundit është rritur edhe numri i pacientëve të shëruar nga Kovid-19.

LEXO EDHE:

Back to top button