Ultrasit e Interit me porosi të qartë për drejtuesit e klubit

Tifozët ultras të Interit janë duke i dhënë një dorë drejtuesve të klubit në lidhje me çështjen e rinovimit të kontratës të Milan Skriniar.

“Zikaltërit” luajtën në Kupën e Italisë ndaj Parmës, dhe kamerat u fokusuan te një banderolë e madhe në drejtim të Skriniarit, ku në të shkruhej: “Skriniar, je kapiteni ynë. Qëndro në Milano”.

Kontrata e Shkriniarit me klubin e Interit është e vlefshme deri në qershor të vitit 2023 dhe pritet nga momenti në moment që drejtuesit “zikaltër” dhe lojtari të ulen në tavolinë për të diskutuar shifrat. Përgjigje përfundimtare nuk ka ardhur ende, por “zikaltërit” ndjehen pozitivë për një përgjigje të mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button