Umit Karan rikthehet në stolin e FC Shkupit?

Pasi që ndërpreu bashkëpunimin me Muaharem Bajramin, mediat filluan me spekullimet se kush do të ulet në stolin e FC Shkupit. Sipas “Sportmedia.mk”, në postin e trajnerit skuadra nga Çairi planifikon që të rikthejë Umit Karanin, i cili më parë drejtoi FC Shkupin. Pronarët turk kërkojnë që të rikthejnë trajnerin e mirënjohur, i cili këtyre ditëve do të jetë në Shkup dhe nuk do të ketë shumë kohë për adaptim, pasi që e njeh mjaft mirë skuadrën e FC Shkupit.  

Bajrami: Nuk prisja një vendim të tillë, por e respektojë

Ndërkohë në reagimin e parë, tani ish trajneri Muharem Bajrami është shprehur se është befasuar me ndrrimin në postin e trajnerit dhe se vendimin e ri e pranon në mënyrë profesioniste.

“Dua që opinonit ti konfirmojë se nga sot nuk jam më trajner i FC Shkupit. Dua të faleminderojë FC Shkupin si kolektiv, për bësimin e dhënë, posaqërisht të tifozëve “Shvercerët”, të cilët më kanë dhënë përkrahje të madhe dhe të gjithë të punësuarit në klub. Sinqerisht ja befasuar nga fakti që më është dorëzuar përjashtimi nga ana e presidentit të klubit, pasi që konsiderojë se në këtë moment, qëndrojmë mirë në aspektin e rezultateve dhe jemi në kreun e tabelës. Më vjen keq që nuk jam trajner i FC Shkupi, mirëpo vendimin do të pranojë në mënyrë profesioniste. FC SHkupit i dëshirojë suksese të mëtutjeshme,” ka thënë mes tjerash, Muharem Bajrami.

LEXO EDHE:

Back to top button