Unaza e Elvis Presley, në ankand për 500 mijë dollarë

Një unazë floriri me diamante, e mbajtur nga Elvis Presley, pritet të shitet për më shumë se 500 mijë dollarë në një ankand në Los Angeles, ku do të përfshihen edhe objekte të tjera të yjeve të rokut. Unaza e Elvis Presley është e para e një serie të tillash me inicialet TCB,  (Taking Care of Business) dhe motivin e vetëtimës, që artisti e përdori si mantrën e tij që prej 1969-s, kur iu rikthye koncerteve pas fokusimit te filmat. “Diamanti është 7 karatë e gjysmë, ndërsa unaza përbëhet nga flori 14 karatësh”, tregon organizatorja e ankandit. Organizatorja pret që të shitet për 300 mijë deri në 350 mijë dollarë. Në ankand do të përfshihen edhe një sërë regjistrimesh master të festivalit të Udstok në vitin 1969, të cilat kishin qenë për më shumë se 10 vite në dollapin e një producenti e nuk kishin dalë asnjëherë në treg.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button