“Unë punova, ai shkoi me helikopter në spital”, Biden e krahason veten me Trumpin pasi rezulton negativ nga Covid-19

“Unë punova, ai shkoi me helikopter në spital”, Biden e krahason veten me Trumpin pasi rezulton negativ nga Covid-19

Presidenti amerikan, Joe Biden, pasi rezultoi negativ nga Covid-19, vlerësoi rolin e vaksinave për kalimin lehtë të virusit dhe krahasoi veten me Donald Trump, i cili u dërgua në spital me helikopter.

“Thelbi është ky: kur paraardhësi im u infektua, e dërguan me helikopter në spital. U sëmur rëndë. Fatmirësisht, u shërua. Kur u infektova unë, vijova të punoja në Shtëpinë e Bardhë. 5 ditë kam punuar. Ndryshimin e bëri vaksinimi, sigurisht”, tha 79-vjeçari./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button