Ursula von der Leyen: Hapja e negociatave, sukses për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Ursula von der Leyen: Hapja e negociatave, sukses për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Hapja e sotme e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është një sukses për të dyja vendet dhe qytetarët e tyre. Është rezultat i këmbënguljes, përkushtimit ndaj vlerave evropiane, qëndrueshmërisë së treguar dhe besimit të ruajtur në procesin e anëtarësimit, tha sot Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, para fillimit të konferencës së përbashkët ndërqeveritare.

Ajo theksoi se të dyja vendet kanë forcuar sundimin e së drejtës, kanë luftuar korrupsionin, kanë media të lira, një shoqëri të mirë civile, reforma të shumta dhe ekonomi të modernizuara.

“Ju i bëtë të gjitha këto ndryshime jo vetëm sepse ishin të nevojshme në rrugën tuaj drejt BE-së, por mbi të gjitha sepse janë të mira për vendet tuaja. Dhe ata tashmë po ofrojnë një jetë më të mirë e më kualitative për njerëzit tuaj. Komisioni Evropian (KE) ku ka mbështetur gjatë gjithë rrugës dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha von der Leyen.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button