Ursula von der Leyen prezanton planin e Evropës së Armatosur

Ursula von der Leyen prezanton planin e Evropës së Armatosur

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dha detaje të mëtejshme mbi një plan me pesë hapa për të financuar investime masive të mbrojtjes në Bashkimin Evropian. Von der Leyen planifikon të lejojë vende të veçanta të BE-së që të përjashtojnë përkohësisht disa investime të mbrojtjes nga kufijtë e rreptë të borxhit dhe deficitit të bllokut. “Kjo do t’u lejojë shteteve anëtare një fleksibilitet më të madh fiskal që u nevojitet dhe do t’u japë atyre hapësirën për të investuar në mbrojtje menjëherë dhe në mënyrë thelbësore”, tha ajo. ”Një fond i ri me 150 miliardë euro kredi do të përdoret për prokurime të përbashkëta nga prodhuesit evropianë. Një pjesë e blerjeve duhet të jetë për përfitimin e Ukrainës”, tha Von der Leyen. Komisioni synon gjithashtu të thjeshtojë rregullat e BE-së në lidhje me investimet në mbrojtje. Von der Leyen planifikon të paraqesë propozime legjislative për shtetet anëtare përpara samitit të ardhshëm të BE-së pas dy javësh.

“Fakt është se Evropa po përballet me një rrezik të qartë dhe të pranishëm. Dhe kjo është arsyeja pse unë i prezantova udhëheqësve planin e Evropës së Armatosur, një plan për t’i dhënë Evropës aftësinë ushtarake që i nevojitet për t’u përballur me kërcënimet. Mund të mobilizojë deri në 800 miliardë euro dhe ka të bëjë me marrjen e më shumë përgjegjësive mbi supet tona për sigurinë tonë, sepse nevoja është reale”, deklaroi Ursula von der Lejen, Presidente e Komisionit Evropian. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button