Uruguai ndal kampionatin, bojkot i gjyqëtarëve

Uruguai, dy herë kampioni i botës, ka pezulluar kampionatin kombëtar për shkak të bojkotit nga gjyqtarët. Gjyqtarët nuk do t’i luajnë ndeshjet, derisa të marrin garancitë e sigurisë, para së gjithash nga Federata e Futbollit të Uruguait, sepse kërcënimet ndaj arbitrave janë bërë shumë të shpeshta në ndeshjet e fundit dhe kulmi kanë qenë kërcënimet ndaj tyre në ndeshjen Danubio – Penjarol dhe Nacional – Torke Siti.

“Të gjitha aktivitetet e gjyqtarëve janë pezulluar për një kohë të pacaktuar. Ne nuk mund të heshtim më për kërcënimet e dhunës fizike dhe kërkojmë që të bëhet diçka për të ndëshkuar të gjithë ata që kërcënojnë vazhdimisht”, thuhet në një deklaratë  të Shoqatës së Gjyqëtarëve të Uruguait.

Gjatë ndeshjes Danubio-Peroarol, fotografi i klubit të Danubio ka kërcënuar tre gjyqtarët dhe e gjithë kjo është denoncuar në polici, pas së cilës është kërkuar një takim nga Federata për të marrë garancitë e sigurisë.

Në ndeshjen Nacional – Torke City, ndihmës arbitri u kërcënua nga tifozët para ndeshjes, pas së cilës ai nuk pranoi të gjykonte dhe u zëvendësua dhe u mor vendimi për bojkot, pasi tre ditë më parë arbitri kryeosr i ndeshjes Nacional – Liverpul, mori kërcënimet.

LEXO EDHE:

Back to top button