“Ushqim për shpirtin”, hapet Panairi i Librit në Shkup

“Ushqim për shpirtin”, hapet Panairi i Librit në Shkup

Edicioni i 37-të i Panairit të Librit u hap sot në Arenën Boris Trajkovski në Shkup. Më shumë se 65 botues dhe 110 promovime paraqiten në këtë edicion të panairit, i cili mbahet nën sloganin “Ushqim për Shpirtin”. Gjatë shtatë ditëve të panairit, vizitorët do të kenë mundësi të zgjedhin libra nga oferta e pasur e autorëve vendas dhe të huaj, të jenë pjesë e promovimeve të veprave të reja dhe të njihen më mirë me botuesit dhe titujt e prezantuar në kuadër të Panairit. Panairi do të jetë i hapur nga ora 10:00 deri në orën 20:00, përveç ditës së fundit, kur do të jetë i hapur deri në orën 18:00.

“Sot, kur shfletojmë faqet e shkruara në gjuhën e nënave dhe gjyshërve tanë, nderojmë jo vetëm luftën e tyre, por edhe të ardhmen tonë. Nuk ka të ardhme pa gjuhë dhe nuk ka gjuhë që mbijeton pa letërsinë. Ky nuk është vetëm një panair libri. Sot është një lloj feste. Një festë e mendimit të lirë”, deklaroi Zoran Lutkov, ministër i Kulturës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button