Ushqimet që do të zhduken brenda njëqind vjetësh!

Ushqimet që do të zhduken brenda njëqind vjetësh!

Ekspertët paralajmërojnë

Një studim britanik ka treguar rezultate befasuese – disa nga ushqimet tona të preferuara, përfshirë çokollatën, mund të mos ekzistojnë deri në vitin 2123. Sondazhi zbuloi se një në shtatë britanikë beson se deri në vitin 2123 dieta do të jetë me bazë bimore, kryesisht për shkak të ndikimit negativ të ndryshimeve klimatike në ushqimet me bazë shtazore.

Dhe ndërsa 59 për qind e britanikëve të anketuar në sondazh thonë se nuk mund ta imagjinojnë jetën pa çokollatë, ekspertët paralajmërojnë se kjo ëmbëlsirë e preferuar mund të zhduket deri në vitin 2123. Gjithashtu parashikohet që shoqëria të bëhet shumë më e ndërgjegjshme, kështu që disa ushqime do të zhduken ngadalë për shkak të gjurmës së madhe të karbonit. Të tilla janë, për shembull, avokado dhe salmoni. Për shkak të ndryshimeve klimatike, tashmë mund të vërehet një reduktim dramatik i pemëve të kakaos, kështu që është shumë e mundur që çokollata të zhduket natyrshëm nga dieta jonë dhe gradualisht të zëvendësohet nga disa alternativa më të qëndrueshme.

Çokollata, siç tregoi hulumtimi, nuk është i vetmi ushqim që kërcënohet me zhdukje. Sipas hulumtimit, deri në vitin 2123, njerëzit nuk do të hanë më peshk dhe ushqim deti, as mish. Zëvendësimi i tyre do të jenë qoftet me origjinë bimore, por edhe insektet e ndryshme si burim më ekologjik proteinash. Përveç kësaj, tofu, mjalti, avokadot dhe qiqrat mund të zhduken plotësisht nga dieta jonë, si dhe qumështi, i cili do të zëvendësohet me qumësht bajame, soje ose tërshërë, pa laktozë dhe me më pak ndikim në mjedis.

LEXO EDHE:

Back to top button