Ushqimet që mund të dëmtojnë trurin tuaj

Disa ushqime mund të jenë të dëmshme për funksionet e trurit tuaj. Studime të shumta kanë treguar se ushqimet që përmbajnë sasi të larta të yndyrave të ngopura dhe sheqerit mund të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme, raporton MSN.

Me cilat ushqime duhet të keni kujdes?

Sheqeri

Hulumtimet e reja tregojnë se sheqeri mund të ndikojë në trurin tuaj si dhe në belin tuaj. Në një studim te kafshët, studiuesit e UCLA zbuluan se minjtë e ushqyer me fruktozë e kishin më të vështirë të lundronin në labirint, një shenjë e ngadalësimit të të mësuarit dhe humbjes së kujtesës, krahasuar me një grup tjetër minjsh të ushqyer me fruktozë dhe acide yndyrore omega-3.

Një dietë vetëm me fruktozë redukton aktivitetin e trurit dhe disa acide yndyrore omega-3 mund ta mbrojnë trurin nga efektet e dëmshme të fruktozës.

Produktet e furrës

Nuk është vetëm sheqeri për të cilin duhet të shqetësoheni. Në një studim të vitit 2015, të rriturit që raportuan se kishin ngrënë një sasi të lartë të yndyrave të ngopura gjatë ditës e kishin më të vështirë të kujtonin fjalët që kishin parë në një test memorie. Edhe pse produktet që përmbajnë yndyra të ngopura gjenden më shpesh në furra buke, ka mundësi që të keni shumë produkte të tilla në shtëpi. Kontrolloni etiketën ushqyese, veçanërisht në ushqimet e përpunuara, për t’u siguruar që nuk jeni duke ngrënë yndyrë të ngopur.

Mishi i përpunuar

Një dietë e lartë me yndyra të ngopura “të këqija” mund të dëmtojë funksionin e trurit, sipas një studimi të Harvardit të botuar në Annals of Neurology.

Kur studiuesit studiuan zakonet e të ngrënit dhe funksionin e trurit të 6,000 grave për një mesatare prej 4 vjetësh, ata zbuluan se gratë që hanin më shumë yndyrna të ngopura kishin rezultate më të ulëta në testet e funksionit të trurit dhe kujtesës. Nga ana tjetër, gratë që hanin më shumë yndyrna të pangopura (që gjenden në vajin e ullirit dhe avokado) kishin rezultate më të mira.

Zgjidhni versione me pak yndyrë të produkteve shtazore si djathi, kosi dhe qumështi, shmangni mishin e përpunuar si proshuta dhe konsumoni proteina nga burime bimore si soja dhe bishtajore, këshillojnë dietologët.

LEXO EDHE:

Back to top button