Pritet beteja për Kherson: Rusët në panik, 60,000 njerëz ikin për në bregun e majtë

AFP raporton se liderët pro-rusë në rajonin e pushtuar ukrainas të Khersonit kanë filluar evakuimin e civilëve.

Udhëheqësit pro-rusë të Khersonit, të emëruar nga Moska, thonë se kanë filluar evakuimin e civilëve nga Kherson, kryeqyteti i rajonit Kherson. Evakuimi vjen pasi forcat ukrainase përparojnë një kundërsulm në jug, raporton AFP. Vladimir Saldo, guvernatori pro-rus i Khersonit të pushtuar, tha sot se ai ka ndaluar civilët të hyjnë në rajon për një periudhë prej shtatë ditësh.

Mbrëmë, udhëheqësit pro-rusë të rajonit të pushtuar Kherson paralajmëruan për situatën e ardhshme “të vështirë” për shkak të kundërsulmit të Ukrainës, të cilin ata e presin “në të ardhmen e afërt”.

Moska konfirmoi mbrëmë se qytetet në bregun e djathtë të lumit Dnieper do të evakuohen. Sot në mëngjes, udhëheqësi pro-rus i Khersonit, Vladimir Saldo, i emëruar nga Rusia, tha se nga 50 deri në 60 mijë njerëz do të transferohen në Rusi dhe në bregun e majtë të lumit Dnieper.

Evakuimi ka të ngjarë të zgjasë gjashtë ditë, tha Saldo për agjencinë ruse të lajmeve TASS të regjimit.

Më herët, një tjetër udhëheqës pro-rus i Khersonit, Kirill Stremusov, tha se “beteja për Kherson do të fillojë në të ardhmen e afërt”.

“Ju lutemi merrni seriozisht fjalët e mia dhe kuptoni se ato nënkuptojnë evakuimin më të shpejtë të mundshëm,” tha ai në një postim në Telegram natën vonë. Ai foli sërish këtë mëngjes duke thënë se “situata nuk ka ndryshuar”.

“Mbrojtja e pjesëve periferike të rajonit Kherson është e gatshme të zmbrapsë çdo sulm nga mercenarët nazistë ukrainas,” tha Stremusov.

“Ne nuk e përjashtojmë mundësinë e granatimeve në bregun e djathtë dhe prandaj kërkojmë që civilët të lëvizin në anën e majtë për të shmangur viktimat”, shtoi ai.

 

LEXO EDHE:

Back to top button