Ushqimet që ndihmojnë të ulni presionin e gjakut

Ushqimet që ndihmojnë të ulni presionin e gjakut

Vetitë e ushqimeve që konsumojmë mund të bëjnë shumë për trupin tonë dhe në mënyrë të vecantë hipertensionin. Ka vërtet ushqime që ulin presionin e gjakut, me veti të jashtëzakonshme ushqyese me veprim të drejtpërdrejtë në zemrën dhe presionin që gjaku ushtron në muret e enëve të gjakut.

Vaj ulliri

I pasur me polifenole dhe omega 6 të cilat kanë një efekt pozitiv në hipertensionin, veçanërisht te femrat.

Produkte të qumështit me pak yndyrë

Qumështi dhe kosi, të cilët rrisin sasinë e kalciumit dhe ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrit elektrolit.

Shegë

E konsumuar si frut ose lëng pa sheqer të shtuar, është i dobishëm për sasinë e madhe të kaliumit që përmban.

Fara liri

Të pasura me omega 3 natyrale duke përfshirë acidin alfa linoleik dhe peptide me efekt të dobishëm në presionin e gjakut.

Cokollata

E konsumuar në sasi të moderuar dhe e shkrirë të paktën 70%, është një nga ushqimet më efektive për uljen e presionit të gjakut falë përmbajtjes së lartë të polifenoleve, pararendësve të acidit nitrik, i cili stimulon zgjerimin e enëve të gjakut.

Panxhari dhe lëngu i panxharit

Gjithashtu i pasur me nitrate të cilat kontribuojnë në zgjerimin e enëve të gjakut dhe për rrjedhojë lehtësojnë presionin e gjakut në muret arteriale.

LEXO EDHE:

Back to top button