Ukraina pretendon se ka eliminuar 690 ushtarë rusë në 24 orët e fundit

Ukraina pretendon se ka eliminuar 690 ushtarë rusë në 24 orët e fundit

Ukraina pretendon se ka vrarë 690 ushtarë rusë në 24 orët e fundit.

Në raportin ditor lidhur me humbjet që i janë shkaktuar forcave ruse si në personel ushtarak ashtu dhe në makineri luftarake, ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka njoftuar se 139.770 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës.

Gjithashtu kanë njoftuar se kanë shkatërruar 3.290 tanke, 6.507 mjete të blinduara si dhe 298 aeroplanë luftarakë.

Deri më tani ushtria ruse nuk ka pranuar të japë informacione, e as raporte lidhur me humbjet në fushëbetejë.

Megjithatë pak media të pavarura ruse vazhdimisht raportojnë për humbje të mëdha, të cilat Kremlini tenton t’i fshehë.

LEXO EDHE:

Back to top button