Ushqimet tradicionale, prodhuesit mblidhen në panair
Ushqimet tradicionale, prodhuesit mblidhen në panair
Gazetar: Ajnur Bafqari
Prodhuesit e vegjël të ushqimit dhe pijeve tradicionale nga i gjithë vendi, u mblodhën në panairin e ushqimeve tradicionale. Ata ankohen për vështirësi të shumta. Banorët e rajonit Poreçë të Makedonski Brodit, të cilët prodhojnë produkte të pastra organike, thonë se problem kryesore për ta është mungesa e infrastrukturës. Ata më herët prodhimet i bartnin me kuaj dhe gomarë, ndërsa sot i bartin mbi supe, duke ecur nga 1 deri në 2 kilometra në këmbë.
“Problemet me të cilat ballafaqohemi është rruga, nuk ka rrugë të qasshme deri te fermat që i kanë njerëzit. Unë mendoj se shteti më shumë duhet të angazhohet të ndihmojnë të bëhen rrugë. Më herët ruanim kuaj dhe gomarë, shkonim me kuaj dhe gomarë, por tash nuk mundemi të ruajmë dhe detyrohemi të gjitha produktet, gështenjat, arrat dhe të tjerat ti bartim mbi supe, nga 1 apo dy kilometra”, tha një bletar.
“Kjo e gjitha është natyrale, mjalti është natyral, uthulla është natyrale, vetëm mollë dhe nuk ka asgjë tjetër. Nuk është rëndë, kur njeriu dëshiron të punojë nuk është rëndë, gjindemi disi, pak jemi larg, rrugën e kemi larg, në Poreçë jemi.. Vetëm unë dhe burri im merremi, fëmijët janë jashtë shtetit, ne me burrin merremi ngadalë aq sa mundemi”, thonë nga Sektori i prodhimit.
“Filluam me vezët e fshatit, nga pulët që janë në liri, domethënë kur jemi në liri të gjithë jemi të lumtur, ushqehen me ushqim organik, e dini se shëndeti rrjedh nga lumturia dhe prodhimet që i kemi i kemi quajtur, pika e lumturisë….Të gjitha vijnë nga rajoni Poreçë, ajo për fat të mirë është mjedis ekologjik”, shtojnë nga Sektori i prodhimit
Bizneset e vogla kërkojnë nga autoritetet t’i lënë të punojnë dhe të mos i rrisin çmimet.
“Të mos i rrisin çmimet, të mund të punojmë sit ë gjithë njerëzit normal, të mos na i rrisin çmimet”, tha një punonjëse furre. /Alsat.mk