Ushtari profesionist i Armatës së Maqedonisë së Veriut, përfundon në Spital Psikiatrik – Dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike dhe se diagnoza e tij daton nga viti 2022
Ushtari profesionist i Armatës së Maqedonisë së Veriut, përfundon në Spital Psikiatrik – Dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike dhe se diagnoza e tij daton nga viti 2022

Një ushtar profesionit nga Batalioni i deklaruar i Shtipit ka përfunduar në Spitalin Psikiatrik të Bardovcës në Shkup, mëson Alsat nga burime të besueshme brenda Armatës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas të njëjtave burime, ushtari me emrin Ferit Jonuz i lindur në vitin 1994, është zgjuar dhe duke shkelur të gjitha protokollet ushtarake ka dalë në pistë, ka dashur të vendos rend në kazermën e Shtipit, ka urdhëruar për disiplinë dhe ka cenuar rendin e sigurinë e kazermës.
Kolegët e tij e kanë neutralizuar për të mos agravuar më shumë dhe e kanë dërguar në Spitalin Psikiatrik të Bardovcës në Shkup.
Rastin e konfirmoi edhe Armata e Maqedonisë së Veriut.
“Ushtari ka shfaqur shenja konfuziteti pas çka kolegët e tij e kanë dërguar për kontroll mjekësor. Në përputhje me mendimin mjekësor personi në fjalë është ndaluar për kurim spitalor. Po ndërmerren hapa për zbardhjen e rastit në përputhje me rregullat e brendshme të Armatës”, thonë nga Armata e Maqedonisë së Veriut.
Informacionin përmes rrugëve zyrtare e konfirmuam edhe në Spitalin Psikiatrik, por nga ky institucion duke u thirrur në procedurat ligjore dhe të drejtën e garantuar të pacientit, nuk dhanë informacion për gjendjen e tij shëndetësore.
“Të dhënat për personat të cilët i shfrytëzojnë shërbimet tona shëndetësore janë konfidenciale”, thonë nga Spitali Psikiatrik Bardovcë.
Megjithëse nga aty nuk treguan nëse është njoftuar ose jo policia. Sektori për Punë të Brendshme në Shtip nuk ka informacion për një incident të tillë në Kazermën e Shtipit. Këtë e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Ferit Jonuz është pjesë e Batalionit më të rëndësishëm në Armatë, batalionin e deklaruar për NATO-n që nënkupton se është pjesë e njësisë që ndërhynë për nevojat e Aleancës Veri-Atlantike kudo të organizata ka nevojë. Jo zyrtarisht mësohet se në kartën e tij shëndetësore figuron një sëmundje psiqike që nga viti 2022, por Spitali Ushtarak e ka neglizhuar me qëllimin që në vitin 2023 ta dërgon për mision paqeruajtës në Romani. Në vitin 2024 është larguar me vet dëshirë nga Armata, ndërsa në vitin 2025 është kthyer.
Një burim tjetër i tha televizionit Alsat se në pasqyrën e gjakut të ushtarit Jonuz ka rezultuar edhe prezenca e lëndëve narkotike, por këtë informacion nuk arritëm ta konfirmojmë. Për të sqaruar gjendjen e tij psiqike, në pyetje janë marrë edhe familjarët e ushtarit. Njëri nga anëtarët e familjes ka deklaruar se gjendja psikologjike e ushtarit është rënduar pas ndarjes nga e dashura e tij kohë më parë, ndarje të cilën e ka manifestuar në mënyra të çuditshme sikur se ajo duke ecur në këmbë për 20km.
Këtë informacion Alsat ka arritur ta konfirmoj nga burime jo zyrtare ushtarake të cilat kanë deklaruar se e kanë parë ushtarin Jonuz duke ecur në këmbë. Një periudhë kohore ka qenë jashtë shteti, përkatësisht në Holandë që sipas tij ka udhëtuar për arsye private. / Alsat.mk