“Ushtritë në kufi, nuk janë e ardhmja e rajonit”, Abazoviq në Beograd: Përçojmë mesazhin se mund të ulemi në tryezë

“Ushtritë në kufi, nuk janë e ardhmja e rajonit”, Abazoviq në Beograd: Përçojmë mesazhin se mund të ulemi në tryezë

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në samitin e liderëve “Open Ballkan” në Beograd, ka thwnw se nisma e Ballkanit të Hapur ka nevojë për një politike të re progresive.

Ai ka thënë se kemi provuar luftërat, krizat, katastrofat, zënkat por jo të bashkëpunojmë derisa ka theksuar se ka ardhur koha të zgjedhim paqen dhe progresin.

“Ka ardhur koha të kuptojmë  se një fleksibilitet më i madh i kufijve nënkupton një bashkim e mirëkuptim e gjithçka që duhet të jetë rrjedhë e frymës evropiane. Duke pasur parasysh krizën në dimër që mund të zgjasë deri në pranverë, duhet t’i mbajmë kanalet e hapura. Qytetarët janë të ngopur me akuzat, duhet tu ofrojmë diçka tjetër, bashkëpunim më të madh. Në shoqëritë globale askush s’mund të bëj asgjë vetëm. Duhet të përmirësojmë bashkëpunimin. Dje morëm pjesë në panair verërash, pse mos ta bëjmë edhe në sektorë të tjerë. Të kemi edhe pjesëmarrës të tjerë, a sheh ndokush diçka të keqe këtu? Ne mund të rrisim besimin dhe të ofrojmë një vizion të ri.

Ata që janë rreth kësaj tryeze, janë të mirëpritur. Pres që Mali i Zi të bashkohet sa më shpejt. Nëse dikush do të shkojë në Mal të Zi, duhet të ketë vetëm një tabele që thotë “Mirëse erdhe në Mal të Zi”. Dua të përgëzoj presidentin Vuçiq dhe Kurtin për marrëveshjen në ditët e shkuara. A duhet të dërgojmë ushtrinë në Kufi? A nuk na ka ardhur në maj të hundës? Kjo është e ardhmja e këtij rajoni? Ky rajon po përçon mesazhin që ne mundemi të ulemi në tryezë. Kjo nismë funksionon dhe këta njerëz ia dolën me sukses me veprimet e tyre të nënshkruajnë dokumente që e bëjnë jetën e qytetarëve më të lehtë.

Është diçka për tu përgëzuar. Nuk duhet të hymë në llogoret e nacionalizmit, është politikë e gabuar. Na duhet të krijojmë një vlerë të re në politikë. Bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik. Kjo nuk lidhet me ngadalësimin drejt rrugës evropiane”, tha Abazoviç.

LEXO EDHE:

Back to top button