Usyk: Dua t’i bashkojë brezat e peshave të rënda

Oleksandr Usyk ka qenë prezent në Riyad të Arabisë Saudite në meçin e së shtunës mes Tajson Fjurit dhe Francis Nganou. Boksieri ukrainas e ka dhënë një intervistë, përmes së cilës ka folur për shumë çështje, përfshirë dhe për meçin që do ta ketë me Tajson Fjurin.

“Nuk ka të bëjë me Tajsonin, ai është një boksier normal, i zakonshëm, me brezin e VBC. VBC më do mua, unë i mungoi këtij brezi. Ai dëshiron të vijë tek vëllezërit VBA, VBO e IBF, ai është i katërti. Ai dëshiron t’ju bashkohet vëllezërve, të kthehet në shtëpi në Ukrainë”, vazhdoi Usyk për “Ready To Fight”.

Sa i përket asaj se çka synon të arrijë jashtë boksit, Usyk thotë se për momentin i ka të gjitha, familjen, fëmijët dhe besimin në Zot, të cilin e falënderon për gjithçka. Tutje, ai thotë se do të donte që të bëhet kampion i Ukrainës në futboll me klubin ‘Polesye’.

LEXO EDHE:

Back to top button