1/3 e kompanive nuk paguajnë tatimin solidar, Llukarevska: Pason bllokimi i llogarive bankare

1/3 e kompanive nuk paguajnë tatimin solidar, Llukarevska: Pason bllokimi i llogarive bankare

Tatimi solidar nuk është paguar në afatin ligjor nga 1 e 3 e kompanive që janë obligues tatimor, për të cilët do të pasojë një Vërejtje në fillim të nëntorit dhe bllokim i xhirollogarive deri në fund të muajit tjetër. Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike thonë se deri të hënën janë paguar rreth 36 milion euro, nga 98 tatimpagues kurse mbeten edhe 52 kompani të tjera të paguajnë tatimin solidar të obliguar me ligj. Sanja Llukarevska tha se në mesin e borxhlinjve ka edhe ndërmarrje publike. Llukarevska tha se shuma më e lartë e paguar nga vetëm një kompani ishte 4,2 milion euro tatim solidar, kurse shuma më e ulët e paguar e të njëjtit deri më tani është vetëm 640 euro nga një kompani e vogël.

“Meqë afati ka qenë deri më 25 tetor, për të gjithë ata që nuk kanë paguar taksën e solidaritetit, do të marrim masa në përputhje me Ligjin për procedurën tatimore. Pra sipas kalendarit tonë më 6 nëntor do t’i dorëzojmë paralajmërimet dhe nëse pagesa sërish nuk kryhet, më 24 nëntor ne do të fillojmë bllokimin e llogarive të tyre bankare. Gjithsej, rreth 98 obligues tatimorë kanë kryer pagesën, mbeten edhe 52 kompani të tjera. Sipas Ligjit për procedurë tatimore nuk mund t’i publikojmë emrat e borxhlinjve që ende nuk e kanë paguar tatimin e solidaritetit, por ka edhe ndërmarrje publike që akoma nuk kanë shlyer borxhin”, tha Sanja Llukarevska, Drejtoresh e DAP-it. /Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button