Kriza demografike, propozohet që shteti të paguajë 20% të kredive
Një ditë pasi ministrja e Arsimit Vesna Janevska u bëri thirrje fëmijëve të klasave të para t’u kërkojnë prindërve motër dhe vëlla, E Majta propozon ndryshime ligjore. Ata kërkojnë që për çiftet e reja që lindin fëmijë, shteti të paguaj 20% të vlerës së kredisë së banesës. Sipas tyre, vetëm në këtë mënyrë qeveria do të ndihmojë demografinë me vepra konkrete. Propozimi i Të Majtës tashmë është në Kuvend.
“Ne parashikojmë që për secilin foshnjë të lindur ose fëmijë të adoptuar, shteti të marrë 20% nga kredia e mbetur e banesës për familje. Kjo do të thotë që për dallim nga ministrja Vesna Janevska, ne propozojmë 20% për vëlla dhe 20% për motër. Qeveria si duket nuk e njeh interesin e saj strategjik dhe ajo është demografinë ta zgjidhje në mënyrë të vërtetë dhe afatgjate. Mendojmë se është koha që politika e banimit të lidhet me krizën demografike në vend.” Amar Macinoviq, E Majta. /Alsat.mk








