Usyk: Trajneri më tha që mos e nokautojë Xhoshuan

Oleksandr Usyk pasi që u shpall kampin bote për peshat e rënda, duke mundur mundur Entoni Xhoshua-n, shpalosi një sekretë. Boksieri ukrainas potencoi se ishte këshilluar nga trajneri i tij që mos e nokautonte Entoni Xhoshua.

“Unë nuk kisha asnjë objektiv për ta rrëzuar atë sepse traineri im, në qoshen time, më shtyu të mos e bëja këtë. Në fillim e godita rëndë dhe u përpoqa ta rrëzoja, por më pas traineri im tha: “Vetëm ndalo dhe bëj punën tënde.”

Usyk e lëndoi Joshuan në raundin e tretë me goditje të fortë me dorën e majtë, i cili i shkaktoi britanikut ënjtje të konsiderueshme rreth syrit të tij.

“Ju nuk e shihni Usykun më të mirë. Unë mund të jem shumë më mirë”, shtoi Usyk.

 

Usyk u bë boksieri i tretë ndonjëherë që u bë kampion botëror në tri pesha të rënda.

“Kjo do të thotë shumë për mua. Lufta shkoi saktësisht ashtu siç e prisja. Kishte disa momente kur Anthony më shtyu shumë. Por asgjë e veçantë”, përfundoi ukrainasi.

 

Usyk tani është i pamposhtur në të gjitha 19 meçet e tij në karrierën profesonale, 13 prej të cilave i ka mbyllur me nokaut.

LEXO EDHE:

Back to top button