UT, Policia Financiare zbulon skemën se si janë vjedhur paratët e studentëve
Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal kundër një të punësuari në Universitetin e Tetovës pasi i njëjti dyshohet që nga marsi i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2023 paratë që studentët kanë paguar për provimet, semestrat dhe obligimet tjera financiare në vend që t’i çon në llogari të universitetit i ka marrë për vete. Veprën e ka kryer duke përgatitur vërtetime false të fletëpagesave përmes sistemit E-pay. Në këtë mënyrë i dyshuari A.Z me vend pune i sistemuar si këshilltarë i lartë për logjistikë dhe punë në terren ka përvetësuar mbi 3.3 milion denarë. Për t’i bërë më të besueshme para studentëve, përmes sistemit E-pay i dyshuari ka përgatitur edhe QR kodin që e jep sistemi si vërtetim pagese. Detyrimet financiare i ka kryer nga kartela bankare e motrës së tij, ndërsa më pas i ka ndryshuar qëllimin e pagesës dhe të njëjtin si vërtetim ia ka dhënë studentëve për t’u dukur si pagesë e kryer dhe e besueshme. Studentët fletëpagesat e njëjta i kanë dërguar përmes postës elektronike të shërbimet financiare në universitet dhe në formë të shtypur para shërbimeve studentore./Alsat.mk.






